Gvozdenovic: Nuk kapëm ritmin ndaj Teutës, do luftojmë në ndeshjet e ardhshme

Gvozdenovic: Nuk kapëm ritmin ndaj Teutës, do luftojmë në ndeshjet e ardhshme

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, foli për MCN TV, pas humbjes me Teutën në shtëpi.

Gvozdenovic, u shpreh se skuadra e tij nuk e kapi dot ritmin, ndërsa shtoi se do të luftojë në ndeshjet e ardhshme.

Nuk ishte një ndeshje e bukur, por ishte fizikisht e fortë. Ne ishim gati për këto luftëra. Duhet të luanim fort në ajër pasi Teuta është e fortë vetëm aty për topin e dytë. Ideja ishte që të stoponim Teutën me Ramosin dhe Ivanin.

Rashica ishte 2 ditë me temperaturë dhe prandaj nuk ishte gati. Teuta ishte shumë agresive sot. Nëse kapnim paksa ritmin si ndaj Tiranës dhe Egnatias mund të bënim më mirë, por nuk e kemi kapur ritmin dhe nuk treguam lojë të bukur sot.

Do të luftojmë, jemi afër edhe për sipër edhe për poshtë. Do të shikojmë si do të dalim, por në këto javë do të luftojmë në maksimum.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy