Juventus interesohet për   Manuel Locatellin

Juventus interesohet për Manuel Locatellin

  Europiani po shërben si trampolinë për shumë lojtarë të rinj  drejt progresit të dëshiruar .  Performanca e shkëlqyer e Italisë ka vënë në fokusin e skuadrave me emër disa nga komponentët më të rëndësishëm të Roberto Mancinit.  Një ndër ta është mesfushori Manuel Locatelli i cili tashmë është në radarët e   Juventusit .  Me rikthimin e Massimiliano Allegrit në Torino ‘’ Zonja e Vjetër ‘’  ka filluar të funksionojë ndryshe  dhe ashtu siç është publikuar nga  Goal , për të rikuperuar protagonizmin e mëparshëm në Serinë A ku e kanë humbur garën me Interin  duhen me patjetër ndërhyrje cilësore për të bërë kombinimet e duhura gjatë sezonit vijues .  

Për 23 vjeçarin e Sassuolos  gjërat kanë shkuar siç duhet  sepse interesi  i bardhezinvje e konfirmon absolutisht një gjë të tillë dhe këta të fundit janë të gatshëm ta shoqërojnë  me ofertën prej 30 milionë eurosh për ta larguar nga ‘’ Mapei Stadium ‘’.

 34 sfidat dhe 4 golat e shënuar kanë rezultuar të mjaftueshëm për të bindur një ndër skuadrat më të famshme të Scudettos e cila kërkon ta lërë pas eksperiencën e hidhur me Andrea Pirlon e cila e pezulloi mjaftueshëm duke ia bërë më të lehtë rrugëtimin zikaltërve .

Por në të shumtat e rasteve ekipet  me mentalitet fituesi arrijnë të bëjnë shumë shpejt kapërcimin nga dështimi tek sukseset  dhe ky fakt me shumë gjasa nuk do të jetë një  përjashtim për Juventusin .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy