Bledar Devolli: Dinamon e ndihmoi fati, po e fusim ekipin në shina

Bledar Devolli: Dinamon e ndihmoi fati, po e fusim ekipin në shina

Trajneri i Kukësit, Bledar Devolli, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij barazoi 1-1 me Dinamon.

Devolli deklaroi se është i kënaqur me ekipin, pavarësisht rezultatit. Tekniku i verilindorëve, tregoi edhe arsyet që sollën golin e kundërshtarëve, ndërsa shtoi se Dinamo në këtë përballje kishte edhe fatin me vete.

Jam i kënaqur nga çunat. Kemi krijuar identitet si ekip. Kemi një filozofi loje që po na përshtatet. Shkojmë me logjikë te porta, krijojmë raste. Më vjen keq për golin e pësuar, ishte i evitueshëm. Çunat kanë bërë 3 ndeshje me shumë intensitet në 3 ditë. Ne kërkojmë gjithmonë të bëjmë presing, të luajmë me intensitet, të rinisemi. Më në fund po e fusim ekipin në shina. Keqardhja është e madhe. Për mua lamë dy pikë. Nuk e di, trajneri kundërshtar mund të ketë parë ndonjë ndeshje tjetër. Janë edhe 6 ndeshje, ne do të përpiqemi të bëjmë ndeshjet tona dhe të marrim maksimumin.

Në 5 minutat pas golit, zbritëm pas linjës së topit. Duhet ta nxirrnim topin jashtë. Janë gabime që ndodhin nga lodhja dhe nga mungesa e eksperiencës. Do të vazhdojmë punën me këtë dëshirë dhe entuziazëm. Nuk kam asnjë pishman. Këta djem meritojnë respekt për punën që po bëjnë. Po sajojmë lojtarë nëpër pozicione. Ne si staf diskutojmë shikojmë, çdo gjë e kishim nën kontroll. Dinamon e ndihmoi dhe pak fati, unë me fatin nuk ha dot inat. Çfarë thotë kundërshtari nuk më intereson, nuk e di çfarë ndeshje ka parë Mehmeti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy