
Koha kalon dhe cilësia e lojtarëve si në ekipët e elitës ashtu edhe në ato modeste sa vjen edhe shtohet.
Davide Fratessi konsiderohet një ndër mesfushorët e të ardhmes në Calcio dhe Juventusi asnjëherë nuk e ka harruar italianin.
‘’ Zonja e Vjetër ‘’ e ka nisur keq sezonin dhe Massimilliano Allegri është përfshirë totalisht me qëllimin e ndryshimit të situatës kritike të torinezëve gjatë merkatos.
23 vjeçari konsiderohet pjesë e revolucionit të bardhezinjve , të cilët dominuan në Itali në të shkuarën por në këtë sezon kanë dështuar në Champions League me eleminimin në fazën e grupeve .
Për Davide Fratessin është interesuar edhe Interi por ish rekordmenët e Scudettos dhe zikaltërit aktualisht konsiderohen favoritë për të marrë shërbimet e perlës së ‘’ Neroverdëve ‘’.
Nën drejtimin e Alessio Dionisit , talenti kryeqytetas ka fituar shumë pikë për tu bërë pjesë e një ekipi elite në të ardhmen dhe fakti se me Sassuolon nuk mund të arrijë shumë larg pasi konsiderohet një ekip mesatar , ndoshta do ta bindë për tu larguar nga ‘’ Mapei ‘’ në merkaton vijuese.
Ngushëllimi i vetëm për juventinët duke iu referuar këtij sezoni është pjesëmarrja në Europa League dhe zhvillimi i një merkatoje cilësore gjatë janarit pasi edhe në kampionat kanë lënë për të dëshiruar dhe janë shumë larg objektivit për arsye se i ndajnë 10 pikë nga kryesuesit e Milanit.



