Pedro është lojtari më i ri i Lazios. Trajneri i Romës, Jose Mourinho nuk e kishte në planet e tij sulmuesin, duke lënë jashtë skuadrës. Nga kjo përfitoi Sarri, që i kërkoi drejtuesve të Lazios t’ia afrojnë në skuadër.
Gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe drejtuesit lacialë ia plotësuan kërkesën trajnerit të tyre. Kështu Pedro u bashkua ditën e sotme me Lazio, ku do të nisë një aventurë të re.
Spanjolli kaloi nga ana tjetër e kryeqytetit si lojtar i lirë, pasi Roma i ndërpreu kontratën për të shpëtuar nga paga e tij e lartë.
Roma dhe Lazio njihen për rivalitetin e madh mes tyre dhe këtë e tregon mjaft mirë fakti që kishte plot 40 vite që nuk ndodhte ndonjë transferim nga njëra skuadër te tjetra.



