
Esat Mala pritet të jetë afrimi i radhës te skuadra e Vllaznisë. Mesfushori është prej ditësh në bisedimet me shkodranët dhe pritet zyrtarizimi.
Mësohet se palët kanë arritur një marrëveshje paraprake, ndërsa në orët e ardhshme mund të mbyllet gjithçka.
Mesfushori është pa kontratë, pasi mbylli bashkëpunimin me klubin turk, Giresunspor. Në orët e mbrëmjes së djeshme, Mala ka pasur një takim me drejtuesit e Vllaznisë dhe pritet firma, që më pas të nisë stërvitjen me skuadrën.
23-vjeçari e njeh mirë Superioren, pasi ka luajtur për disa sezone me skuadrën e Partizanit.



