Sfida mes Teutës dhe Dinamos, ishte e vetmja, që nuk dihej se në cilin stadium do të zhvillohej.
Megjithatë tashmë është marrë vendimi dhe dihet stadiumi ku do të luhet. Ka qenë klubi i Dinamos, që nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetet sociale, njofton se ndeshja me Teutën do të luhet në “Elbasan Arena”.
Gjithashtu bëhet e ditur se kjo ndeshje do të luhet të dielën e 20 shkurtit, me fillim nga ora 16:45.



