Humbja e fundit ndaj Bournemouth, ka rezultuar fatale për trajnerin e Leeds, Javier Garcia Carlos.
Këtij të fundit i është komunikuar shkarkimi, për shkak të rezultateve negative. Leeds rrezikon rënien nga kategoria, teksa mban vendin e 17-të me vetëm 30 pikë të grumbulluara, kur duhen edhe gjashtë javë nga fundi.
Drejtuesit kanë vendosur të ndryshojnë trajnerin dhe drejtimi i skuadrës i është besuar një emri të njohur si Sam Allardyce.
Ky i fundit do të drejtojë skuadrën për javët e mbetura dhe nëse arrihet mbijetesa, gjasat janë që të rinovojë kontratën.



