Juventusi triumfoi në miqësoren ndaj Real Madrid, me rezultatin 3-1. Kjo ishte miqësorja e fundit për dy skuadrat në SHBA, ndërsa tani bëhen gati për kampionatin. Sa i përket ndeshjes, italianët e nisën mirë, duke shënuar dy herë shpejt, me Kean në minutën e 1 dhe Weah në minutën e 20. Madrilenët ngushtuan diferencat me golin e Vinicius Junior në minutën e 38, por nuk ia dolën dot të gjejnë edhe një gol tjetër. Për të vulosur shifrat në 3-1, mendoi Vlahovic që shënoi në minutën e fundit të takimit. Në miqësoren tjetër, Borussia Dortmund dhe Chelsea barazuan 1-1 mes tyre, me dy golat që u shnuan në fund. Wolf i dha avantazhin gjermanëve në minutën e 80, por 9 minuta më vonë ishte Burstow që vendosur baraspeshën.



