Martini: Morëm 3 pikët ndaj një kundërshtari të vështirë, dua edhe Kupën e Shqipërisë

Martini: Morëm 3 pikët ndaj një kundërshtari të vështirë, dua edhe Kupën e Shqipërisë

Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli për MCN TV, pas fitores që skuadra e tij mori ndaj Egnatias.

Martini deklaroi se është i lumtur për fitoren dhe tre pikët, ndërsa shtoi se skuadra ka ende shumë gjëra për të rregulluar dhe do rritet në vazhdim.

Tekniku i durrsakëve deklaroi se objektiv është Europa dhe për këtë arsye kërkon edhe Kupën e Shqipërisë.

Kemi shumë gjëra për të rregulluar, koha ka qenë e paktë. Jam i kënaqur për rezultatin dhe fitoren.

Gjata ka ardhur vonë dhe nuk e ka gjendjen fizike si duhet. Sulmues të deklaruar tjetër kam një 19-vjeçar që ende nuk është gati. E vuajmë pjesën e sulmit. Këto janë mundësitë tona për momentin. Kemi shumë gjëra për të rregulluar, nga ana taktike dhe fizike.

Unë e kam gjetur edhe vjet kështu dhe arritëm atje ku arritëm. Jam i kënaqur me lojtarët që kam. Unë isha që në fillim i bindur që do bënim presion ndaj Egnatias. Janë ekip i mirë dhe nëse ju lejon topin të dëmtojnë. Duhet t’i mbanim sa më larg nga porta jonë. Egnatia ka një ekip shumë të mirë dhe i druhesha gjithsecilit, jo vetëm Duamenës.

Jam i kënaqur padyshim. Kam marrë 3 pikët dhe normalisht jam i kënaqur. Besimin e kemi pasur çdo vit. Sa vjen dhe më shtohet besimi. Ekipi i Teutës është në rritje. “Final Four” është bërë interesant, por unë dua edhe Kupën e Shqipërisë.

Kudo që jam bëj më të mirën e mundshme dhe i uroj suksese Vllaznisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy