Inter ndjek Dybalan

Inter ndjek Dybalan

 Paqartësia për vijimin tek Juventusi e ka vënë në rrezik qëndrimin e Paulo Dybalas në ‘’ Allianz Stadium ‘’. ‘’ La Joya ‘’ nuk ka rinovuar akoma kontratën me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ dhe Interi është afruar dhe do të tentojë ta largojë nga Torino .

 Problematikat e kohëve të fundit me ish kampionët e Scudettos nuk janë anashkaluar nga zikaltërit të cilët kërkojnë të përfitojnë nga mosgjetja e gjuhës së përbashkët së sulmuesit me krerët e skuadrës .

Dështimi në verën e kaluar për 28 vjeçarin ia ka rindezur përsëri motorrët  Interit dhe juventinët duhet të bëjnë kujdes  sepse flitet për rivalët direktë të Serisë A të cilët e mposhtën me meritë në sezonin e kaluar.

 Interesi i Interit sigurisht do t’ia përshpejtojë aksionet presidentit Andrea Agnelli i cili e  di shumë mirë për rrezikun që i kanoset skuadrës së tij  nëse s’do të arrijë marrëveshjen me golashënuesin argjentinas .

Flitet  se italiani do ta rikompensojë sakrificën e Paulo Dybalas ndër vite me një rritje rroge që do të kapë 8 milionë eurot ne sezon dhe do ta klasifikojë ishi-n e Palermos  ndër më të paguarit tek Juventusi .

 Tashmë topi është në anën e drejtuesve të cilët e kanë në dorë për të penguar largimin e një ndër sulmuesve me produktivë në sezonet e fundit sidomos kur pas dere janë kundërshtarët direktë për kampionatin .  

Në krahasim me sezonet e shkuara nxënësi i Massimiliano Allegrit ka rënie të dukshme në lojë , me 9 gola dhe 4 asiste në 20 ndeshje por italiani vijon të besojë se situata e  sulmuesit nga Kordoba do të ndryshojë dhe do të jetë përsëri determinant në repartin e avancuar .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy