Skepticizmi për finalen e Conference League, Çarçani: Duhet t’i japim një përgjigje të mirë

Skepticizmi për finalen e Conference League, Çarçani: Duhet t’i japim një përgjigje të mirë

Moderatori dhe gazetari i sportit, Gerti Çarçani, foli në edicionin e lajmeve në MCN TV, për finalen e Conference League, që do të zhvillohet në Tiranë, më 25 maj, në stadiumin “Air Albania”. Sipas Çarçanit, nga të huajt ka shumë skepticizëm për faktin që finalja iu besua Shqipërisë dhe për këtë arsye duhet të jepet një përgjigje e mirë të gjithëve.

Duhet të përmbushim pritshëmritë për një event që na është besuar. Ndeshja do të realizohet në 90 minuta, por përgjegjësia kryesore është e policisë së shtetit. Duhet të përmbushim pritshmëritë e një besimi që na është dhënë nga UEFA. Të shumtë ishin spektikë pse iu besua Shqipërisë, kjo finale. Këtij skepticizmi duhet t’i jepet një përgjigje e mirë, që Tirana është mikpritëse. Pritet që finalja të ndiqet nga 400 milionë spektatorë në të gjithë botën. Kjo finale në mendimin tim, Shqipërisë nuk do i vijë kurrë.

Çarçani komentoi edhe dy kampionët e rinj, në Itali dhe Angli, Milanin dhe Manchester City, për të cilët tha se në ndeshjet e fundit, kuqezinjtë kishin kundërshtar më të lehtë, por e merituan trofeun.

Fituesi nuk gjykohet. Milani e kishte pak më të thjeshtë dhe Manchester City në Angli. Milani punoi mirë dhe nuk vodhi asgjë. Ka qenë edhe i dëmtuar nga gjykimi. Interi kishte skuadër më të mirë, por nuk ia ka fajin askush. Humbja në Bologna iu kushtoi rëndë. City përmbysi rezultatin për 11 minuta. Nëse dop kishte ndodhur në Shqipëri, të gjithë do flisnin për tolerime.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy