
Vllaznia dhe Kukësi kanë ndarë nga 1 pikë, në ndeshjen e zhvilluar në “Loro Boriçi”, të vlefshme për javën e 15-të në Abissnet Superiore.
Pritej të ishte një ndeshje spektakolare dhe ashtu rezultoi. Shkodranët kaluan të parët në avantazh me Liridon Latifin në minutën e 15-të, me sulmuesin që shfgrytëzoi një top të marrë në zonë, për ta dërguar në rrjetë.
Pjesa e dytë nisi me raste gjithashtu, teksa kuqeblutë kishin mundësinë të shënonin të dytin, por nuk ia dolën, për shkak të pritjeve të Tafas dhe shtyllës.
Kukësi ia doli të barazojë shifrat në minutën e 70-të, kur Puntus pas një lëvizje të bukur në zonë, e ndal topin në rrjetë. Vllaznia kështu mbetet në vendin e 4-t me 25 pikë, ndërsa Kukësi renditet i dyti me 28 pikë.
Në krahun tjetër, Egnatia ka bërë surprizën e madhe, pasi ka mposhtur 1-2 Teutën, në sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arena”. Dopieta e Artur Maganit i dha fitoren rrogozhinasve, të i japin fund rezultateve negative, ndërsa zhysin në krizë Teutën.



