Hajdini: Filipovic nuk po tregon asgjë, Olsi Rama ka drejtë për akuzat

Hajdini: Filipovic nuk po tregon asgjë, Olsi Rama ka drejtë për akuzat

Gazetari i sportit, Edi Hajdini ka komentuar ka komentuar në studion e “Sport Zone” në MCN TV, derbin mes Tiranës dhe Partizanit, sfidë e cila u fitua minimalisht nga bardheblutë. Hajdini u shpreh se nuk arrin ta kuptojë se çfarë panë drejtuesit e Partizanit te Filipovic, të cilin e transferuan në merkaton e verës, pasi ai deri tani nuk ka arritur të tregojë asgjë. Gjithashtu ai tha se akuzat e drejtorit të Partizanit, Olsi Rama janë deri diku të drejta, pasi skuadra po penalizohet shpesh nga arbitrimi.

“Më bëri përshtypje Filipovic i cili e nisi titullar dhe nuk arriti të shfaqej i rrezikshëm për asnjë moment. Kampionati më i mirë për Filipovic ka qenë kur ai ka shënuar 8 gola, ndërkohë që është një sulmues. Është marrë si një sulmues që pritej të bënte diferencën, por nuk ka treguar asgjë.

Pritshmëritë kanë qenë të mëdha, por me atë që pamë në fushë, nuk e di çfarë kanë parë te Filipovic që e morën në merkato.

Ndeshje të tilla nuk diskutohet që vulosen nga episodet. Mungesat dëmtuan Partizanin. Edhe VAR edhe gjyqtari kishin probleme. Këto dëmtuan Partizanin.

Tirana është përgjigjur në mënyrën më të mirë për investimin e bërë. Bardheblutë kanë treguar se janë një skuadër që zhvillojnë një futboll të bukur. Ngo shton grintën përpara në sulm. Tirana në pjesën ofensive, garant që do të shënojë një gol.

Akuzat pas ndeshjes? Olsi Rama ka një farë të drejte, për akuzat, pasi Partizani është penalizuar në mënyrë sistematike duke filluar nga sezoni i kaluar dhe këto probleme vazhdojnë. Janë gabime të arbitrave që e penalizojnë së tepërmi Partizanin. Të kuqtë përveç pikëve, kanë edhe një minus për anën psikologjike. Pavarësisht dy episodeve që vendosën këtë takim, Partizani kishte problemet e tij.

Edhe sezonin e kaluar, kur vetë drejtori i Partizanit tha që do bëjmë të pamundurën që të jemi një gol para dhe arbitrat të mos na ndikojnë.

Tani ndaj Egnatias presioni te Partizani është më i madh. Egnatia është një skuadër, e cila ndonëse në fillim nuk bëri mirë, tashmë ka treguar rritje dhe do të jetë një kockë e fortë. Nuk duhet të ketë justifikime për Partizanin ndaj Egnatias.”, u shpreh Hajdini.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy