Trajneri i Napolit, Antonio Conte, u shfaq i zhgënjyer pas humbjes që skuadra e tij mori në ndeshjen e parë të Serisë A ndaj Hellas Verona me rezultatin 3-0.
Conte deklaroi se po përballet me një situatë të komplikuar, ndërsa theksoi se është një moment kritik për ekipin.
Merkato është e bllokuar, situata është shumë e komplikuar dhe më vjen keq. Me ardhjen këtu shpresoja të gjeja një situatë më të mirë, luftoj për të gjetur aspekte pozitive. Vendi i dhjetë i vitit të kaluar nuk është i rastësishëm apo rezultat i një fati të keq.
Nëse më pyesni se sa kohë do të duhet për t’u rikthyer në krye, them se nuk e di. Megjithatë kjo nuk më tremb, unë them se duhet të punojmë dhe të shkojmë përtej kufijve tanë sepse Napoli po kalon një moment kritik. Nuk më pëlqen, do të duhet të jemi të bashkuar në vuajtje.



