Këtë të martë, do të luhen dy ndeshjet e para për fazën çerekfinale në Ligën e Kampioneve.
Arsenali pret në shtëpi Bayern Munich, në një sfidë ku spektakli është i garantuar.
Dy ekipet njihen për lojën e hapur dhe pritet të ketë gola në këtë përballje.
Finale e parakohshme mund të cilësohet edhe sfida mes Real Madrid dhe Manchester City. Dy ekipet janë përballur shpesh në vitet e fundit dhe do të kërkojnë të avancojnë më tej.
Edhe këtë, nuk ka dyshime për spektaklin, ashtu siç kanë qenë edhe në të kaluarën përballjet mes tyre.



