Shënoi golin e fitores, Hasani: Tirana kishte një krizë nga ana psikologjike

Shënoi golin e fitores, Hasani: Tirana kishte një krizë nga ana psikologjike

Florent Hasani, ishte heroi i Tiranës, në fitoren minimale ndaj Vllaznisë, me golin e shënuar në fund të takimit.

Pas ndeshjes, sulmuesi foli për MCN TV, ku tha se skuadra kishte një krizë psikologjike.

Hasani u shpreh se shpërtheu te goli, për të larguar inatin e javëve të fundit.

Ndihem mjaft mirë, pasi vinin pas dy humbjeve. Ishim në një krizë psiqike. Ekipi bëri mirë dhe reaguam sot.

Te goli shkarkova gjithë inatin që nuk shënova në 3 ndeshje, por edhe për ekipin që nuk fituam në sfidat e fundit. Zgjodha të festoj ashtu dhe të largoj gjithë inatin.

Ndryshimet në stol? Ato janë politikat e klubit dhe unë jam lojtar dhe profesionist. Ajo çfarë më ka shqetësuar është se si do të stërvitemi në 2 ditë.

Unë ndihem mirë me të gjithë. Abazaj dhe Latifi kanë stil ndryshe dhe Kaina ka ndryshe. Varet nga kundërshtari. Nëse luan Kaina  i bie që do të luajmë me topa të gjatë, ndërsa me dy të tjerët do të luajmë poshtë. Na duhet pak kohë për t’u përshtatur të katërt.

Aty është vështirësia më e madhe kur kundërshtari mbyllet mbrapa. Këtu duhet të gjejmë edhe formulën për t’u thyer mbrojtjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy