PSG shkatërron Crvena Zvezda, Shalke 04 merr 3 pikë në transfert

PSG shkatërron Crvena Zvezda, Shalke 04 merr 3 pikë në transfert

Crvena Zvezda tregoi se nuk është në gjendje për tu përballur në një garë me ekipe të mëdha, pasi ka pësuar një humbje të thellë sonte kundër Paris Saint-Germain.

Njeriu i ndeshjes për parizinët ishte ylli brazilian Neymar, i cili shënoi një tripletë.

Që në pjesën e parë PSG shënoi katër gola duke mbyllur çështjen e fitores së takimit.

Braziliani Neymar nisi serinë e golave në minutën e 20 ku brenda dy minutave shënoi dy gola.

Epërsia për 3-0 e rriti Edison Cavani në minutën e 37-të, ndërsa për 4-0 shënoi mesfushori Angel Di Maria në minutën e 42-të.

Edhe në pjesën e dytë golat dhe spektakli nuk munguan.

Kampioni i Botës Kylian Mbappe shënoi në minutën e 70-të, ndërkohë për serbët golin e nderit e shënoi Marko Marin në minutën e 74-të.

Neymar e kompletoi tripletën në minutën e 81-të me një gol nga goditja e dënimit.

Me këtë fitore, PSG është në vendin e parë me 3 pikë, aq sa ka Liverpool, por që sonte zhvillon ndeshjen e tyre kundër Napolin në Sao Paolo.

Ndërsa Shalke 04 ka marrë tre pikë të rëndësishme në fitoren e saj në transfert ndaj Lokomotivës së Moskës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy