
Petr Olaynka, futbollisti i Slavia Praga-s, është kthyer në objektivin e Bayern Leverkusen. Futbollisti afrikan që më para ka luajtur në Superligë me Skënderbeun, sipas ‘Kicker’, pëlqehet shumë nga trajneri i klubit gjerman.
Thuhet se Olaynka mund të merret nga çekët për 10 mln euro, por kjo shifër ka stepur disi aspirinat.
Gjithsesi në rast se do të transferohet te Leverkusen do të ishte një lajm shumë i mirë edhe për Skënderbeun. Klubi korçar zotëron akoma 15% të kartonit të futbollistit dhe do të përfitonte mbi 1 mln euro.



