Milani drejt rinovimit me Kessie

Milani drejt rinovimit me Kessie

I shëndërruar në një element përcaktues në skemat e Stefano Piolit marrëveshja e rinovimit të kontratës midis Franck Kessie dhe Milanit mund të konsiderohet me ecuri pozitive  .  Duke u bazuar në rendimentin e shkëlqyer brenda fushës   sipas  ‘’ La Gazzetta Dello Sport ‘’ kuqezinjtë i kanë ofruar një përmirësim kontrate mesfushorit nga Bregu i Fildishtë e cila  do ta mbante në ‘’ San Siro ‘’ deri ne 2026-tën kundrejt një page prej 4 milionë eurosh në sezon. Momentalisht 18 herë kampionët e Serisë A  akoma nuk kanë marrë një përgjigje nga 24 vjeçari por kanë besimin se do ta përfundojnë hapin e tyre me sukses . Sipas deklaratave të fundit të agjentit të tij firma ndërmjet palëve konsiderohet se do të hidhet shumë shpejt , çështje që pa pikë dyshimi do të konceptohet si një hap shpresëdhënës për të ardhmen e dëshiruar . Megjithatë ish-i i Atalantës është i ndërgjegjshëm se gjigandët e futbollit europian nuk do të lëshojnë pe drejt plotësimit të dëshirës së marrjes së shërbimeve të tij, dy ndër të cilët janë Paris St Germain dhe Real Madrid që kanë treguar  gatishmërinë për ti ofruar  kushte më të mira ekonomike me qellimin  që ta largojnë një herë e mirë nga Milano.  Tashmë drejt fundit të kampionateve fjalën përcaktuese do ta ketë merkatoja e verës e cila do të shënojë një ndër risitë më interesante në lidhje me  të ardhmen e një ndër mesfushorëve më të mirë të Scudettos .  Me 42 ndeshjet e zhvilluara , 11 golat e shënuar dhe  5 asistet e dhëna  figura e Franck Kessie jo vetëm që nënkupton një peshë specifike për funksionimin e mesfushës së Milanit por pozicionohet si një ndër lojtarët më interesantë të Europës .

 

 

        

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy