
Blerjet e Georginio Wijnaldum dhe Paulo Dybalas e kanë motivuar Jose Mourinhon për të tentuar të tjerë transferime cilësore në ‘’ Olimpico ‘’.
‘’ The Special One ‘’ pas shumë vitesh i mundësoi Romës një trofe europian dhe kërkon që të vijojë në këtë rrugë edhe në të ardhmen .
Sipas ‘ Roma News ‘ objektivi i rradhës i luzitanit është Marc Bartra . Spanjollit i skadon kontrata me Real Betisin në 2023-shin dhe aktualiteti i italianëve mund të shkaktojë largimin e 31 vjeçarit nga ‘’ Benito Villamarin ‘’ .
Figura e Jose Mourinhos është një motiv për çdo lojtar për t’iu bashkuar Romës , ekip që do të tentojë risinë edhe në Itali në sezonin vijues .
Nëse analizojmë situatën e Marc Bartras , sigurisht për ‘’ Los Verdiblancos ‘’ do të ishte një mundësi ideale për të mbushur arkat dhe gjithashtu ishi i Barcelonës do të kishte privilegjin ti bashkohej një ekipi fitues të një turneu të rëndësishëm europian si Conference League dhe gjithashtu të vihet nën urdhërat e një ndër trainerëve më të suksesshëm të historisë së futbollit.
Nëse Marc Bartra do të vendosë për ‘’ Verdhekuqtë ‘’ , operacioni parashikohet të finalizohet për shifrën e 6-7 milionë eurove dhe avantazhi në këtë rast është përfaqësimi i një ekipi fitues i cili pritet ta fillojë sezonin ndryshe dhe konsiderohet një ndër më cilësorët e Serisë A .



