
Përcaktimi i klauzolës prej 15 milionë eurosh, sigurisht e kanë shëndërruar Antoine Griezmann në një objektiv të disa ekipeve në merkaton verore.
Tre pretendentë seriozë janë futur në garë për shërbimet e sulmuesit.
Fillimisht Manchester United i kanë trokitur në derë, por s’do të jetë e lehtë pasi të ashtuquajturit ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ do të jenë pjesëmarrës në Europa League sezonin vijues dhe golashënuesi ka si objektiv Champions Leaguen.
Edhe Chelsea do të luftojë fortë për ishi-n e Real Sociedadit, ekip i cili do të provojë veten në Conference League.
Pronari i ‘’ Bluve të Londrës ‘’ Todd Boehly ka dhënë maksimumin gjatë merkatove por kjo skuadër ende nuk ka mundur ti arrijë objektivat, në Angli dhe më gjerë.

Një tjetër pretendent serioz është Juventusi, drejtuesit e të cilit kanë si synim për tu rikthyer tek trofetë duke filluar nga sezoni vijues.
Sigurisht ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ të ofron mundësinë për arritjen e suksesit në të ardhmen, edhe pse në vitet e fundit ka mbetur dukshëm në prapavijë.
Në sezonin e lënë pas 33 vjeçari numëron 24 gola dhe 8 asiste në 48 sfida dhe mbetet një rrezik serioz për ç do rival.



