Manchester United insiston për Christensen

Manchester United insiston për Christensen

Një ndër objektivat kryesorë të Erik Ten Hag është përforcimi i prapavijës dhe drejtuesit e Manchester United vijojnë insistimin për Andreas Christensen . Danezi është i preferuari i numrit një të stolit, qendërmbrojtës i cili ka impresionuar me Barcelonën duke formuar një dyshe shumë të fortë me uruguajanin Ronald Araujo. Edhe pse ‘’ Los Cules ‘’ gjithmonë kanë patur ulje-ngritje në këtë repart , prezenca e tyre i ka krijuar një lloj qetësie Xavi Hernandezit gjatë sfidave por ‘’ The Red Devilsat ‘’ do të insitojnë deri në fund për 27 vjeçarin. Situata delikate e spanjollëve në aspektin ekonomik i jep një lloj avantazhi 20 herë kampionëve të Premier Leagues dhe shitja e nordikut do ti vinte në ndihmë ‘’ Blaugranëve ‘’ në aspektin ekonomik duke qenë se në të kaluarën u transferua në ‘’ Camp Nou ‘’ me parametër zero. Për më tepër Andreas Christensen e njeh shumë mirë Premier Leaguen për arsye të eksperiencës tek Chelsea dhe për të do të ishte një tjetër rikthim në shtëpi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy