
Kalimi i Julian Nagelsmann tek Bayern Munchen thekson një revolucion të madh të bavarezëve në sezonin vijues. 33 vjeçari do të ketë një detyrë të vështirë por njëkohësisht një kënaqësi të veçantë për arsye se do të drejtojë dominuesin absolut të Bundesligës në vitet e fundit pa e shkëputur vëmëndjen nga Uefa Champions League, kompeticion ku gjermanët janë një kockë shumë e fortë . Gjermani nuk ka shkuar shumë larg por është ndalur tek ish skuadra e tij ku pëlqen austriakun Marcel Sabitzer .
Mesfushori 27 vjeçari u tentua edhe nga Tottenham Hotspuri në të kaluarën por pa sukses sepse Leipzigu nuk preferoi ta largonte për arsye se është një lojtar i domosdoshëm për skemat e këtij traineri . Ky moment pa dyshim mund të konsiderohet ndër më të mirët në karrierë dhe interesi i Bayern Munchen e konfirmon këtë fakt . Marcel Sabitzer ka ditur të adaptohet shumë mirë në Bundesligë me një skuadër që i ka habitur të gjithë dhe ka bërë gjithashtu një performancë pozitive në Europë. 36 ndeshjet , 8 golat dhe 6 asistet gjatë këtij sezoni konsiderohen si prerja e biletës në drejtim të suksesit.
Optika e drejtuesve të Bayernit mbetet shumë e gjerë sepse fitimi i kampionatit është bërë rutinë dhe duan që të mos kalojnë vështirësitë e sezonit aktual në Champions League ku u eleminuan nga Paris St Germain në çerekfinale . Julian Nagelsmann do të ketë detyrën e qënies shumë vigjilent me përzgjedhjet gjatë merkatos sepse nuk është edhe aq e lehtë të gjesh elementët e duhur që korrespondojnë me lojën që praktikon Bayerni dhe sidomos me taktikat e gjermanit .



