Erzeni largon kapitenin, tifozët dalin kundër klubit

Erzeni largon kapitenin, tifozët dalin kundër klubit

Rejnaldo Troplini është largimi i radhës nga skuadra e Erzenit. Drejtuesit i kanë komunikuar largimin kapitenit të skuadrës, i cili tashmë del si futbollist i lirë.

Ky largim i sulmuesit shijakas nuk është pritur mirë nga tifozët, që kanë nëpërmjet rrjeteve sociale, kanë dalë kundër drejtuesve të klubit.

Erzeni ka pësuar ndryshime të shumta gjatë kësaj merkatoje, ku boshti i ekipit të sezonit të kaluar, është larguar thuajse i gjithi.

Nga skuadra përveç Troplinit janë larguar edhe emra si, Ramilli, Hidi, Meta, Xhebrahimi, Raboshta, Ymeri, Beci, Mehmeti, Xhemalaj, Boci, Alimadhi, Dickson Idakëo, Prengaj, Musaj dhe Nuriu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy