Raphinha, në listën e Manchester United

Raphinha, në listën e Manchester United

 Problematikat e theksuara të Barcelonës në aspektin ekonomik, edhe në këtë merkato verore në njëfarë mënyre i kanë detyruar drejtuesit ti japin dritën jeshile largimeve.

Flitet për atë të Raphinhas, tashmë objektiv i Manchester United.

Duke qenë se e ardhmja e Antony-t është vënë seriozisht në dyshim, për Erik Ten Hagun s’mbetet opsion tjetër veçse të kërkojë një element të përshtatshëm për ta zëvëndësuar.

27 vjeçari para shumë kohësh ka deklaruar se objektivi i tij është qëndrimi në ‘’ Camp Nou ‘’ por sipas ‘ Sport ‘, ‘’ Azulgranët ‘’ janë në një situatë kritike dhe nuk kanë rrugë tjetër.

Eksperienca e mëparshme në Premier League në rradhët e Leeds United gjithmonë është vlerësuar nga numri një i stolit, duke qenë se Jadon Sancho mund të largohet shumë shpejt nga ‘’ Old Traffordi ‘’.

Kjo marrëveshje do të varet nga përgjigja e drejtuesve të Manchester United ndaj kërkesës së Joan Laportas, i cili pretendon të arkëtojë rreth 60 milionë euro për Raphinhan.

Sigurisht koha kalon shumë shpejt dhe presioni tek çdo klub shtohet, për të cilët është i domosdoshëm përforcimi i çdo reparti.

10 gola dhe 13 asiste në 37 sfida përfshirë të gjitha kompeticionet numëron sulmuesi nga Porto Alegre me ‘’ Blaugranët ‘’ dhe për Manchester United kalimi në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ konsiderohet shumë i rëndësishëm për arritjen e sukseseve në sezonin vijues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy