Arlind Kalaja u largua nga Vllaznia në merkaton e dimrit dhe tashmë do të vazhdojë karrierën në Suedi.
Sulmuesi 26-vjeçari ka zyrtarizuar kalimin te skuadra e Ljungskile në Suedi. Një lëvizje e papritur nga shkodrani, që i ka surprizuar të gjithë me këtë transferim.
Ljungskile militon në divizionin e parë në Suedi dhe e shikojnë afrimin e futbollistit shqiptar, si një lëvizje të rëndësishme për arritjen e objektivave.
Kalaja gjatë karrierës së tij, veç Vllaznisë, është aktivizuar edhe me Kukësin, Kastriotin dhe Teutën. Ai ka regjistruar edhe 5 ndeshje me Kombëtaren U-19 të Shqipërisë dhe 6 me Kombëtaren U-17.



