
Atletja Luiza Gega, ka regjistruar suksesin e radhës. Pasi fitoi 3 ditë më parë në 5000 metra, sportistja shqiptare sot mori triumfin e dytë këtë event, duke u shpallur kampione edhe në 3000 metra me pengesa, për ti dhënë pikë të tjera të vlefshme Shqipërisë. Luiza Gega fitoi në divizionin e tretë të garës, duke regjistruar kohën 9:17.31. Kjo është një arritje historike për atleten shqiptare, e cila arrin fitoren e 11-të në historinë e kampionateve europiane. Më këtë arritje, Gega ka barazuar kampionen bullgare, Ivet Lalova-Collio, ndërsa me kohën e saj ka vendosur edhe rekord në garën e femrave.



