Mediet serbe kanë raportuar lidhur me atmosferën përpara ndeshjes Kosovë – Kroaci, e cila luhet në Shkodër. Ata kanë komentuar përgjithësisht me një negativitet atmosferën dhe ndeshjen. Madje, ka raste kur nuk mungojnë edhe ofendimet ndaj kroatëve dhe shqiptarëve.
“Telegrafi.rs” ka shkruar rreth thirrjeve të tifozëve të Kosovës dhe të Kroacisë, të cilët shanë Serbinë. “Kroatët dhe shqiptarët, përpara sfidës janë dëgjuar duke brohoritur në korr, fjalë raciste për Serbinë. Ata thirrën ‘T’i vrasim serbët’”, shkruan kjo medie.
Ndërkaq, edhe “Blic” ka shkruar rreth ndeshjes që zhvillohet në qytetin verior të Shqipërisë. Kjo medie i quan kroatët dhe shqiptarët si “huliganë”. “Atmosfera ishte edhe e çuditshme, për shkak se shqiptarët dhe kroatët kanë thirrur kundër serbëve”, shkruan media në fjalë e Beogradit. Sipas “Blic”, afria e madhe e qeverisë së Kosovës me atë të Kroacisë, ndihet edhe në sport.
Edhe “Novosti” serb shkruan se tifozëria e Kosovës dhe ajo kroate janë bashkuar përpara ndeshjes, duke kënduar kundër serbëve. Kjo medie shkruan se me siguri që “shqiptarët dhe kroatët kanë komplekse ndaj serbëve”.



