
Romelu Lukaku duhet të gjejë një skuadër të re, pasi nuk ka vend te Chelsea. Londinezët kanë probleme në sulm, pas dëmtimeve të kohëve të fundit, por përsëri nuk e shohin si alternativë belgun.
Sipas raportimeve të fundit, trajneri Pochettino ka pasur një takim kokë më kokë me Lukakun dhe i është bërë e ditur se nuk është në planet për sezonin e ri.
Në këtë situatë, sulmuesi është i detyruar për të gjetur një skuadër të re, pasi edhe me problemet në sulm te Chelsea, përsëri për të nuk ka vend.



