
Italia e ka e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë ndaj Belgjikës me rezultatin 2-1. Skuadra e Mancinit ka shënuar dy herë me Barella në minutën e 31 dhe Insigne në minutën e 44. Golin e Belgjikës në pjesën e parë e shënoi Romelu Lukaku në minutën e 46-të, me anë të një penalltie të fituar nga Doku.
Italianët u shfaqën më mirë në fushë në pjesën e parë, teksa golin e parë e gjetën që në minutën e 13-të me Bonuccin, por që u anulua për pozicion jashtë lojë. Nga ana tjetër belgët gjithashtu kishin raste, por De Bruyne dhe Lukaku panë që gjuajtja e tyre të ndalej nga Donnarumma.
Një ndeshje me të vërtetë spektakolare në këto 45 minuta të para dhe kështu pritet të jetë edhe pjesa e dytë.



