Ballkani ka realizuar një tjetër lëvizje të rëndësishme, sa i përket merkatos në dalje. Kampionët e Kosovës, kanë shitur sulmuesin Albion Rrahmani në Rumani. 22-vjeçari do të transferohet te skuadra e Rapid Bukuresht. Nga kjo lëvizje, Ballkani do të arkëtojë plot 600 mijë euro. Kjo është bërë e ditur nga mediat rumune, ndërsa zyrtarizimi pritet të vijë javën e ardhshme.



