
Pavarësisht se momentalisht fokusin kryesor e ka marrë kampionati , drejtuesit e Arsenalit po përgatiten edhe për merkaton e verës , e cila parashikohet se do të jetë deçizive për vijimësinë.
Një ndër pozicionet ku ‘’ Topchinjtë ‘’ do të tentojnë të përforcohen është ai i sulmit.
Allan Saint- Maximin e ka impresionuar Mikel Artetan , lojtar që ka rezultuar determinant në sezonin e shkëlqyer të Newcastles , i cili nëse do të vijojë me këtë ritëm në ndeshjet e mbetura do ti rikthejë ‘’ Las Urracas ‘’ në Champions League .
Besimi i Eddie Howes është shpërblyer nga 26 vjeçari, i cili pak ndeshje përpara përfundimit të sezonit numëron 26 të tilla.
Në ndeshjet e fundit , të besuarit e spanjollit kanë rrëshkitur dhe janë parakaluar nga Manchester City duke e vënë seriozisht në rrezik fitimin e titullit.
Në merkatot e fundit , drejtuesit e Arsenalit kanë tentuar të gjejnë një ekstrem , i cili përshtatet me skemat e Mikel Artetas, për ta lënë mbrapa eksperiencën e hidhur me Nicolas Pepen në të kaluarën .
‘’ The Gunners ‘’ janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro për Saint- Maximin por pritet edhe përgjigjja e bardhezinjve për një ndër më të mirët e Eddie Howes .



