
Partizani është mposhtur nga Basel, me rezultatin 3-0, në ndeshjen e parë në turin e dytë në Conference League.
“Demat e Kuq” rezistuan vetëm 43 minuta në Zvicër, aty ku vendasit kaluan në avantazh me anë të Stocker. Ky i fundit pas një asisti perfekt të marrë nga Males, nuk fali, duke e ndalur topin në fundin e rrjetës.
Në minutën e 52-të, ishte Arthur, i cili pas një kontrolli perfekt të topit, gjuan bukur me roveshatë dhe realizoi të dytin.
Partizani u mundua të reagonte dhe e kishte mundësinë me Lucas Cardoso, por ky i fundit i vetëm me portierin gjuajti shumë keq, duke e dërguar topin në tribunën pas porte.
Në minutën e 80-të, ishte përsëri Stocker, i cili përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe ia doli të shënojë të tretin duke vulosur rezultatin në 3-0.
Kështu përmbysja për Partizanin duket një mision thuajse i pamundur, për ndeshjen e cila do të luhet pas një jave në Shqipëri.



