Xherdan Shaqiri ka bërë një lëvizje të papritur, teksa është larguar nga skuadra e Lyon, për të vazhduar karrierën në MLS.
Futbollisti me origjinë shqiptare është zyrtarizuar ditën e sotme te Chicago Fire. Këta të fundit nëpërmjet një postimi në sajtin zyrtar, konfirmojnë firmën me 30-vjeccarin.
Lyon nga shitja e Shaqirit do të përfitojë 7 milionë euro, ndërsa lojtari ka firmosur me skuadrën e re një kontratë deri në vitin 2024.



