
Pas një merkatoje të vrullshme dhe me shumë opsione duket se drita në fundin e tunelit është shfaqur për Diego Costan . Një lojtar i tillë s’kishte si të mbeste në prapavijë dhe tashmë flitet se është shumë afër veshjes së bluzës së Fenerbahches .
Drejt metrave të fundit të karrierës , braziliani do ti shtojë kurrikulumit të pasur një eksperiencë interesante , tek gjigandët e Turqisë .
Oferta e turqëve i ka shërbyer për të mos iu shkëputur Europës sepse beson se ka ende për të dhënë, por gjasat janë se do ta bëjë në një kampionat të dorës së dytë .
Nëse tentativa e drejtuesve do të rezultojë e suksesshme , kjo do të ishte një eksperiencë interesante e 33 vjeçarit që ka lënë gjurmë në skuadra shumë të njohura si Chelsea dhe Atletico Madridi për tu rikthyer më pas në Brazilin e tij ku provoi veten tek Atletico Mineiro.
Skemat e Ismail Kartal mund të ndryshojnë funksionimin e tyre me një lojtar të stërprovuar i cili i ka dhënë rezultatet e pritura duke fituar edhe trofe të rëndësishëm .
Diego Costa karakterizohet si një lojtar shumë i fuqishëm fizikisht dhe me një nuhatje impresionuese për golin , fakt që e bën profilin e tij edhe më të vlerësuar nga të ashtuquajturit ‘’ Kanarinat e Verdha ‘’ që i kanë ofruar qëndrimin në ‘’ Ataturk ‘’ deri në fundin e sezonit me objektivin e vetëm të futjes në Europë .



