Divock Origi mund të quhet si lojtari më i ri i Milanit. Sulmuesi belg ka mbërritur ditën e sotme në Itali, aty ku nesër do i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas do të zyrtarizohet te kuqezinjtë.
27-vjeçari ishte pjesë e Liverpool, deri në sezonin që lamë pas, ndërsa vendosi të largohet, pasi i përfundoi kontrata.
Origi shihet si një transferim i rëndësishëm për Milanin në sulm, repart ku në sezonin e fundit shfaqën jo pak herë probleme.



