
Sulmuesi i Tiranës, Florent Hasani, foli për mediat, në prag të sfidës me Skënderbeun, e programuar për ditën e enjte.
Hasani vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, ndërsa tha se shpreson në një rezultat pozitiv.
Atmosfera te Tirana është dhe ka qenë gjithmonë shumë e mirë. Jemi ekip që luftojmë vetëm për pozita të larta dhe rezultate pozitive.
Jam i qetë sepse ka qenë kohë stresuese për mua dhe tani do të jem 100% i përqendruar këtu. Ka pasur disa tratativa për mua, por nuk është realizuar dhe tani jam i përqendruar me ndeshjet dhe shohim në të ardhmen nëse ndodh diçka.
Skënderbeu është ekip me lojtarë cilësorë. Ka bërë dy ndeshje të mira dhe shpresoj të bëjmë maksimumin. Është ekip cilësor dhe ka bërë dy ndeshje të mira e duhet vlerësuar maksimalisht. Shpresoj të marrim rezultat pozitiv dhe nëse shënoj me shumë do të kemi më shumë rezultate.
Nuk kam vendosur objektiva personalë. Shpresoj në rezultate pozitive të ekipit dhe normalisht që nëse shënoj më shumë se vitin e kaluar, do të jetë sukses për mua.



