Pas përmbylljes së eliminatoreve, shorti pritet të përcaktojë edhe kundërshtarin me të cilin do të përballet Kombëtarja në fushën e blertë. Gazetari Ervin Baku tha në MCN Informacion se skuadra kuqezi e ka hedhur poshtë mentalitetin inferior prej kohësh. Megjithatë, një përballje me Çekinë apo Sllovakinë do të jepte më shumë shpresa për fitore.
Katër janë mundësitë tona. Me shumë gjasa do të jetë një prej Irlandës, Skocisë, Çekisë apo Sllovakisë. Nuk do të doja skuadrat ishullore, që shquhen për futboll të mirë, ndërkohë me Çekinë apo Sllovakinë kemi kujtime të mira. Uroj të jetë njëra nga këto të dyja. Të presim shortin pasnesër në orën 13:00.
Nuk ka ekip të lehtë. Prej kohësh Kombëtarja jonë e ka hedhur poshtë mentalitetin inferior. Unë do të preferoja një mes Çekisë dhe Sllovakisë. Irlanda dhe Skocia kanë shkallë vështirësie më të lartë.



