
Transferimi i Romelu Lukakut në ‘’ Stamford Bridge ‘’ për shifrën e 115 milionë eurove duket se ia ka mbyllur shtigjet transferimeve të bujshme tek Chelsea. Ndër to është edhe Declan Rice , lojtar që ndiqet prej kohësh nga londinezët por kërkesa e West Ham United për anësorin konisderohet e papërballueshme nga arkat e londinezëve . Drejtuesit e kryeqytetasve kanë deklaruar prej kohësh se nuk do të lejojnë largimin e yllit të tyre për më pak se 100 milionë euro , dhe sipas ‘’ The Mirror ‘’ ‘’ Blutë e Londrës ‘’ janë tërhequr nga gara për 22 vjeçarin .
Ky fakt thekson se një tjetër pretendent si Manchester United do ta këtë rrugën të lirë për të transferuar londinezin në ‘’ Old Trafford ‘’ sepse e konsiderojnë trashëgimtarin e Paul Pogba në mesfushë . Francezit i përfundon kontrata me ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ në fundin e sezonit aktual dhe deri më tani nuk ka arritur marrëveshjen e rinovimit me gjigandët e Premier Leagues .
Duke qenë se Declan Rice konsiderohet ndër më të mirët në Angli në pozicionin që aktiviziohet , Ole Gunnar Solskjaer nuk kërkon ta shpërdorojë shansin e pasjes në organikë të një lojtari tepër kualitativ që ka arritur suksesin me një skuadër të dorës së dytë në Premier League .
Me transferimin e mundshëm të Declan Rice traineri norvegjez synon ti japë më tepër ekuilibër mesfushës dhe me karakteristikat që mbart i plotëson shumë mirë kërkesat e nordikut.



