Teuta me komunikatë zyrtare, Sulejman Starova e mbyll me durrsakët

Teuta me komunikatë zyrtare, Sulejman Starova e mbyll me durrsakët

Aventura e Sulejman Starovës te Teuta është mbyllur ditën e sotme. Klubi durrsak nëpërmjet një komunikate zyrtare, ka njoftuar largimin e drejtorit teknik.

Starova u emërua si drejtor i Teutës para një viti dhe në fund të sezonit ia doli që me Teutën të fitojë titullin kampion, i cili në Durrës mungonte prej 27 vitesh.

Tashmë Starova është i lirë dhe po mendon për një aventurë të re, e cila ende nuk dihet nëse do të jetë si drejtor apo si trajner.

“Sulejman Starovës i dëshirojmë̈ shumë suksese në vazhdimësi të karrierës! Pas një periudhe 1 vjeçare të bashkëpunimit, klubi dhe drejtori teknik kanë ndarë rrugët. Teuta me këtë rast falënderon Bobin për kontributin e dhënë në klubin blu, duke i uruar gjithë të mirat në të ardhmen”, njoftojnë kampionët e Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy