Arsenal dhe Manchester United duel për Lisandro Martinez

Arsenal dhe Manchester United duel për Lisandro Martinez

 Në Premier League nuk kanë të pushuar supersfidat në lidhje me merkaton.

Tre vitet e sukseshme të Lisandro Martinezit në Amsterdam kanë bindur Manchester United dhe Arsenalin për të tentuar argjentinasin.

Kjo sfidë do të jetë shumë e vështirë sepse si ‘’ The Red Devilsat ‘’ ashtu edhe ‘’ Topchinjtë ‘’ janë ekipe tejet të famshëm por momentalisht të avantazhuar mbeten  20 herë kampionët e Premier Leagues. 

24 vjeçari e ka deklaruar në disa raste se mendon të largohet nga “ Johan Cruyff Arena “ dhe kryeqytetasit e kanë bërë të tyren duke përcaktuar 50 milionë euro për Lisandro Martinezin.

Në të kaluarën , drejtuesit e Ajaxit e refuzuan ofertën prej 40 milionë eurosh të ‘’ The Gunnersave ‘’ plus 5 bonus për yllin e prapavijës .

Ndërsa Manchester United është në një pozitë ndryshe për arsye se mund të shfrytëzojë influencën e Erik Ten Hag për një lojtar shumë cilësor i cili numëron tre vite të suksesshme në Eredivisie.

 Edhe pse avantazhi konsiderohet tejet minimal, gjithsesi kjo histori sapo ka filluar dhe gjatë rrugës mund të ndodhin të papritura por e sigurta është se të qënit i pretenduar nga Manchester United dhe Arsenali nënkupton një sukses më vete në karrierë.

Gjigandët e Anglisë do ta fillojnë sezonin vijues me shpresa të rinovuara me qëllimin e rikthimit tek suksesi që mungon prej disa vitesh dhe ti harrojnë sa më shpejt disfatat e kohëve të fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy