Kualifikueset e Botërorit, Shqipëria e femrave mposht Kosovën

Kualifikueset e Botërorit, Shqipëria e femrave mposht Kosovën

Shqipëria e femrave ka triumfuar me rezultatin 1-3 ndaj Kosovës në tarnefrtë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Vajzat kuqezi kanë triumfuar në të ftohtin e “Fadil Vokrrit”, në një ndeshje të dominuar për shumicën e kohës.

Shqipëria kaloi fillimisht në avantazh me Kristina Maksutin, e cila shfrytëzon më së miri një pasim të Qëndresa Krasniqit, që futet bukur brenda zone dhe asiston për Maksutin që e dërgon topin në rrjetë. Minuta e 19-të dhe Shqipëria kalon në epërsi. Në minutën e fundit të kohës së plotë, Megi Doçi dyfishon shifrat për Shqipërinë, pas një super goditjeje që tundi rrjetën. Në kohën shtesë, Kosova ngushton shifrat me Biqkaj.

Në fraksionin e dytë, vajzat kuqezi shënojnë dhe golin e tretë me asistuesen e golit të parë, Qëndresa Krasniqi, e cila godet topin nga jashtë zone, duke shtangur portieren vendase dhe duke vulosur rezultatin në 1-3.

Shqipëria renditet e katërta në grupin F me 7 pikë, duke lënë pas Kosovën dhe Armeninë, ndërsa në vendin e parë renditet Norvegjia e më pas vjen Polonia e Belgjika.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy