Muja: Rrotacioni ndaj Bullgarisë i bëri mirë lojtarëve, shpresoj të shënoj në nëntor

Muja: Rrotacioni ndaj Bullgarisë i bëri mirë lojtarëve, shpresoj të shënoj në nëntor

Arbnor Muja, u shfaq i lumtur për fitoren në miqësore ndaj Bullgarisë, ndonëse nuk arriti të gjejë dot golin.

Pas ndeshjes, sulmuesi tha se ndeshja ishte marrë shumë seriozisht dhe shtoi se rrotacioni ishte i nevojshëm, pasi i bën mirë lojtarëve që kishin më pak minuta.

E kishim përgatitur ndeshjen gjatë javës, Trajneri e përgatiti që ta merrnim shumë seriozisht, jo si miqësore.

Ky rrotacioni ishte shumë i nevojshëm për disa lojtarë, që të kishin më shumë minuta. Rezultati dhe ndeshja ishte fantastike. Fituam ashtu siç e kishim përgatitur ndeshjen. Pas 2-0 kërkonim të shënonim më shumë, pasi morali i kundërshtarit bie.

Dua të falënderoj tifozët për mbështetjen. Koha nuk ishte e mirë dhe përsëri erdhën për të na përkrahur. Shpresoj që në dy ndeshjet e ardhshme në nëntor të gjej golin, për të lumturuar veten dhe tifozët.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy