Dybala, afër largimit nga Roma

Dybala, afër largimit nga Roma

Në sezonin aktual Paulo Dybala po tregon se e ka rikuperuar terrenin e humbur.

Argjentinasi po rezulton determinant në çdo ndeshje me Romën, rendimenti i të cilit nuk është anashkaluar nga klubet me emër në Europë.

Kontrata e golashënuesit me ‘’ Verdhekuqtë ‘’ skadon në 2026-tën por qëndrimi në ‘’ Olimpico ‘’ tashmë është vënë në pikpyetje.

Më së shumti klube nga Anglia dhe Arabia Saudite janë interesuar për 31 vjeçarin, drejtuesit e të cilëve janë të gatshëm ta paguajnë shifrën për prishjen e kontratës me ish fituesit e Conference Leagues.

Ky interes masiv natyrisht përbën një kërcënim për Romën, drejtuesit e të cilës kanë nisur ta planifikojnë të ardhmen pa Paulo Dybalan në ofensivë.

Drupal Ad

Sigurisht që javët vijuese do të jenë përcaktuese për ishi-n e Palermos, pjesë e Romës prej tre sezonesh tashmë dhe në aktualin ka gjetur në 5 raste rrugën e rrjetës, pa harruar edhe 2 asiste për shokët e skuadrës, në 21 sfidat e zhvilluara, përfshirë të gjtha kompeticionet.

Nëse do të largohet, pa dyshim do të jetë një goditje e fortë për Romën dhe trainerin Claudio Ranieri, i cili është rikthyer për të fituar tituj të rëndësishëm me ekipin e zemrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy