Juventus, ofertë për Dembele

Juventus, ofertë për Dembele

Niveli i rikuperuar i Ousmane Dembeles i ka mundësuar francezit qetësinë e dëshiruar prej kohësh. Problemet ekonomike të Barcelonës e kanë detyruar presidentin e rikthyer në detyrë Joan Laporta për ta vendosur në merkato pavarësisht se  në kampin katalanas dihen vlerat e 23 vjeçarit .  Kontrata e firmosur me "Blaugranët" mbetet në fuqi deri në 2022-shin dhe këta të fundit po fërkojnë duart sepse sulmuesi pëlqehet nga shumë klube me emër. Manchester United, Liverpool dhe Juventus janë më të interesuarat dhe momentalisht vetëm "Zonja e Vjetër" ka bërë një ofertë konkrete prej 40 milionë eurosh. 

Por rasti "Dembele" po analizohet me qetësi nga spanjollët, të cilët preferojnë të presin edhe pak për arsye se historia mund të pësojë ndryshime sepse pas derës është Europiani dhe duhet vlerësuar niveli i Ousmane Dembeles me Francën. Ky kompeticion do të jetë determinant për të marrë një vendim me korrekt sepse sulmuesi nga Vermon është një ndër pikat referuese të trainerit Didier Deschamp që do të kërkojë edhe një herë protagonizmin pas suksesit të arritur në Botërorin e Rusisë në të cilin u shpallën për të dytën herë kampionë. Paraqitja e ishit të Borussia Dormundit do t'i vërë kapakun vlerës së kartonit sepse nëse gjithçka shkon mirë, parashikohet të ketë një rritje të konsiderueshme prej 20 milionë eurosh. 

Nga ana e Barcelonës, ky aksion perceptohet si një fërkim duarsh i mbështetur në faktin se  Ronald Koeman nuk e ka në planet e të ardhmes dhe përpara një oferte interesante Barcelona me shumë gjasa do ta largojë nga "Camp Nou". "Los Cules" kanë deklaruar se i duhet edhe pak kohë për të marrë një vendim dhe koha perfekte për ta vënë në fuqi do të ishte në përfundim të Europianit. 

Sezoni aktual ka theksuar një humbje të ndjeshme të nuhatjes përpara portës nga ky lojtar që nuk ka shkuar më shumë se 11  gola dhe 5 asiste në 42 takime.

 

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy