Jordi Alba në radarët e Atleticos

Jordi Alba në radarët e Atleticos

 Atletico Madridi nuk ka preferuar ta shkëpusë vëmëndjen nga Primera Division për objektivin e rradhës .  '' Los Colchoneros '' këtë herë kanë guxuar të peshkojnë tek Barcelona duke  piketuar Jordi Alban . 


 Duke qenë se Renan Lodi është drejt largimit nga '' Wanda Metropolitano '' Diego Simeone kërkon ta përforcojë ashtu siç duhet këtë pozicion me një ndër anësorët më kualitativ në qarkullim.  

Situata e vështirë ekonomike e Barcelonës i ka detyruar
drejtuesit për ti reduktuar rrogën disa komponentëve të rëndësishëm të skuadrës dhe  në rast të mosakordimit të këtij objektivi nga të dyja palët  , '' Los Cules '' do të detyroheshin ta vendosnin spanjollin në merkato .

 Hyrja në luftë e Atleticos shënon një risi në karrierën e 32 vjeçarit e cila është shoqëruar me shumë suksese përgjatë viteve dhe mbetet një lojtar me vlera të padiskutueshme   .

 Përveç aspektit ekonomik në këtë çështje përfshihet edhe dëshira e Barcelonës për të firmosur
me lojtarin e Valencias Jose Luis Gaya  që është preferenca kryesore e Ronald Koeman për krahun e majtë  të mbrojtjes .

 Transferimi i mundshëm i Jordi Albas në kryeqytetin spanjoll do të rezultonte një prej lëvizjeve më të bujshme të merkatosdhe do ti shërbente shumë Diego Simeones për të konsoliduar aspektin mbrojtës pa lënë në harresë ndihmën në sulm për faktin se është një lojtar polivalent i cili karakterizohet nga një shpejtësi mbresëlënëse që ia rrit efikasitetin në çdo cep të fushës .  

Ky sezon  ka folur me superlativa për Jordi Alban sepse ka zhvilluar shumicën e ndjeshjeve , konkretisht  49 të tilla  dhe ka gjetur në 5 raste rrugën e rrjetës .

Me fitimin e kampionatit traineri argjentinas kërkon të forcojë çdo pozicion  dhe Jordi Alba është një kandidat i shkëlqyer për të marrë në dorë fatet e krahut të majtë të mbrojtjes së '' Los Rojiblancos ''. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy