
Mungesa e hapësirave tek Barcelona në këtë fillim sezoni e kanë vënë seriozisht në dyshim qëndrimin e Marc Casados.
Mesfushori ka patur një ecuri me shumë ulje-ngritje, të reflektuar në vetëm 200 minuta lojë, të shpërndara në 6 sfidat e para të sezonit.
Ky fakt natyrisht është konsideruar i patolerueshëm nga drejtuesit e ‘’ Los Cules ‘’, të cilët kanë përcaktuar 30 milionë euro për largimin e tij nga ‘’ Camp Nou ‘’.
Tek një ekip si spanjollët kjo situatë është e papranueshme, i cili e ka humbur sfidën me Frenkie de Jong, Pedri, Fermin Lopez dhe Dani Olmo.
Në sajë të këtyre problematikave presidenti Joan Laporta pret që kjo çështje të marrë zgjidhje në merkaton vijuese dhe në fakt nga Anglia kanë shprehur interes West Hami dhe Wolverhampton.
Muajt e mbetur të fazës së parë do të jenë shumë të rëndësishëm për Marc Casadon pasi nuk përjashtohet kthimi i kësaj situate në favorin e tij.
Në të kundërt, fatkeqësisht do ti duhet ti japë fund eksperiencës me ‘’ Blaugranët ‘’ dhe parashikohet se lista e pretendentëve do të zgjerohet me kalimin e kohës.
Deri më tani 22 vjeçari numëron 5 sfida dhe 1 asist me gjigandët e Spanjës dhe më gjerë, statistika të vakëta për një lojtar të këtij kalibri.



