Starova: E rëndë nëse Egnatia humb vendin e parë, quhen kampionët e këtij sezoni

Starova: E rëndë nëse Egnatia humb vendin e parë, quhen kampionët e këtij sezoni

Sulejman Starova, specialist futbolli, në emisionin “Skaner” në MCN TV, deklaroi se për Egnatian do të ishte e rëndë, nëse nuk e mbyll vendin e parë kampionatin.

Sipas tij, për rrogozhinasit, do të ishte goditje psikologjike, para “Final Four”, nëse humbasin kryesimin.

Shtohet diskutimi edhe për vendin e parë, po ashtu edhe Teuta që do vendin e katërt. E vetmja ndeshje pa interes, ishte Erzeni-Kukësi. Tek Egnatia do të jetë e dëmshme nëse humb vendin e parë, para ‘Final Four’. Kanë kryesuar gjithë sezonin dhe nga ana psikologjike do ishte e rëndë.

Për Egnatian e gjithë Shqipëria thotë se është kampionia e këtij sezoni. Është goditje e madhe për ta, nëse nuk e mbyllin vendin e parë. Është shumë e rëndë për Egnatian, që të humbasë vendin e parë, në një kampionat që po e dominonte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy