Miqësorja ndaj Bullgarisë, trajneri Bushi: Lojtarët më dhanë përgjigjen e duhur

Miqësorja ndaj Bullgarisë, trajneri Bushi: Lojtarët më dhanë përgjigjen e duhur

Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, foli pas miqësores së fituar ndaj Bullgarisë, me rezultatin 3-1. Bushi deklaroi se mori përgjigjen e duhur nga lojtarët, ndërsa shtoi se në skuadër ka frymë pozitive dhe futbollistët sakrifikojnë për njëri-tjetrin. “Miqësoret janë shumë të rëndësishme, sidomos para ndeshjeve kualifikuese që kemi në shtator me ekipin e Armenisë dhe Rumaninë këtu. Ishte një grup i ri me thënë të drejtën, pasi në krahasim me ndeshjet e kaluara kishim marrë 9 lojtarë të rinj. Nuk dua t’i përmend me emra, i panë të gjithë që ishin 9 të rinj. Ata u përshtatën shumë mirë me ekipin, kjo më pëlqeu. Një lojtar i Kombëtares kur vjen këtu duhet t’i përshtatet ekipit, sepse është nivel shumë i lartë dhe nuk duhet të marrim lojtarë që duan shumë kohë të përshtaten. Pavarësisht se futbolli do kohën e vet, kur flasim për lojtarë të Kombëtares ata duhet të jenë gati siç ishin këtë herë. Më dhanë përgjigjen e duhur. Kemi një grup shumë të fortë, në kuptimin e asaj që kemi një harmoni, kemi një dëshirë, sakrifikojnë të gjithë për njëri-tjetrin. Kjo është gjëja më e rëndësishme sot në futboll. Sado i mirë të jesh, nëse nuk sakrifikon, nuk lufton, nuk ke dëshirë, është problem i madh shumë. Kjo më pëlqen te skuadra, fryma, dëshira, agresiviteti që kanë ata për të arritur lart.”, u shpreh Bushi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy